Kolona në kufi: 2 orë pritje në Muçibabë

0%

Pritje të gjata janë regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, me ngarkesën më të madhe në Muçibabë. Në këtë pikë, për dalje nga Kosova, pritjet arrijnë deri në 2 orë , ndërsa kolona është rreth 1 kilometër . Në Dheu i Bardhë , udhëtarët po presin deri në 40 minuta , me kolonë rreth 500 metra , bëhet e ditur në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Sinjali.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com