Reprezentuesi kroat Mario Hezonja ka arritur marrëveshje me Cleveland Cavaliers, por transferimi ende nuk është zyrtarizuar. Sipas mediave evropiane, Real Madridi për momentin nuk dëshiron të lejojë largimin e tij.
Sipas gazetarit të mirinformuar Marc Stein, Hezonja dhe Clevelandi arritën marrëveshje më 26 korrik për një kontratë njëvjeçare me pagën minimale për veteranët, pak pasi LeBron James vendosi të transferohej te Philadelphia 76ers. Megjithatë, problemi qëndron te klauzola për largimin në NBA, e cila është pjesë e kontratës së Hezonjës me Real Madridin.
Afati për aktivizimin e saj skadoi më 20 korrik, gjashtë ditë përpara se basketbollisti 31-vjeçar të gjente një klub të ri. Gazeta spanjolle ‘Marca’ kishte raportuar më herët se Hezonja e kishte njoftuar Real Madridin për synimin e tij që ta shfrytëzonte klauzolën brenda afatit të paraparë.
Megjithatë, në atë moment ai nuk kishte një ofertë konkrete nga NBA-ja dhe nuk e kishte paguar shumën e nevojshme për prishjen e kontratës.
