Lëkundje tërmeti ndihen në jug të vendit, ja sa ishte magnituda

0%

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës. Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u shënua rreth orës , me epiqendër 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra larg qytetit të Janinës.

Lëkundja ka pasur një thellësi të cekët fokale, rreth 5 kilometra, duke bërë që të ndihej më fort në zonën përreth epiqendrës. Banorë të Janinës dhe zonave të tjera raportuan shqetësim, ndërsa dridhjet u perceptuan edhe në jug të Shqipërisë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Burimi: Bota Sot