Haddad: Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

0%

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për rrugëtimin evropian të Kosovës, duke theksuar se do të vazhdojë ta ndihmojë vendin në zbatimin e reformave dhe marrëveshjeve të nevojshme për avancimin drejt Bashkimit Evropian. Kështu është shprehur Ministri i Deleguar i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në një intervistë për RTK.

Haddad tha se Franca mbetet një nga partnerët kryesorë të Kosovës në mbështetjen e perspektivës së saj evropiane, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë i vazhdueshëm që nga momentet kyçe të historisë së Kosovës. “Ne ishim këtu në vitin 1999 dhe ishim këtu edhe në vitin 2008 për të mbështetur, që në fazat e para, pavarësinë e Kosovës.

Tani po përgatitemi së bashku për të ardhmen e Evropës”, deklaroi Haddad. Ministri francez theksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi jetike për të ardhmen e kontinentit dhe se procesi i zgjerimit duhet të mbështetet në meritë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nëse synojmë ribashkimin e kontinentit tonë dhe garantimin e paqes e stabilitetit, nuk mund të lëmë asnjë pjesë të tij jashtë këtij procesi. Megjithatë, duhet të jemi shumë të qartë: procesi i zgjerimit bazohet në meritë.

Kjo do të thotë se çdo vend duhet të zbatojë reforma, të forcojë sundimin e ligjit, të harmonizojë legjislacionin e tij me acquis communautaire, pra me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe të respektojë angazhimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.

Ai rikonfirmoi se Qeveria franceze mbështet qartë perspektivën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme të kontribuojë në procesin e reformave dhe zbatimit të marrëveshjeve. “Po, unë mbështes perspektivën evropiane të Kosovës dhe ky është një qëndrim i qartë i Qeverisë franceze.

Ky proces do të ecë përpara përmes zbatimit të marrëveshjeve, siç është Marrëveshja e Brukselit, në të cilën kemi punuar dhe për zbatimin e së cilës jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën. Po ashtu, do ta ndihmojmë vendin edhe në realizimin e reformave të nevojshme për përafrimin me legjislacionin evropian”.

“Është një proces kërkues, por njëkohësisht përbën garancinë më të mirë për demokracinë liberale, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një Bashkimi Evropian që mbështetet në bashkëpunim, institucione demokratike, paqe dhe stabilitet”, potencoi ministri i Deleguar i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com