Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike,

0%

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 59 ditësh protesta nuk ka ndalur kundër të gjithë klasës politikë. Gjithashtu në marshim jehuan thirrjet: “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlysha komunistësh”.

Vendi është përfshirë nga një protestë që ka treguar qëndrueshmëri, rezistencë, vendosmëri në kërkesën e saj për ndryshimin, largimin e kastës së korruptuar politike dhe dorëheqjen e Ramës.

Burimi: Bota Sot