Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Pukës, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e incidentit dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
