Shpërndaje në: Drita dhe Floriana do ta kërkojnë fitoren në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Rezultati i kohës së rregullt 1:1 ka çuar në vazdhime ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Drita e barazoi rezultatin në minutën e 87-të me gol të Jorgo Pëllumbit. Në minutën e 40-të mysafirët nga Malta shënuan golin e epërsisë 1:0.
Paul Mbong shënoi supergol pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës. Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Maltë kishte përfunduar baras 1:1. Nëse edhe në vazhdime nuk ka fitues, penalltitë do të jenë përcaktues për avancim tutje në Ligën e Konferencës.
Edhe Futboll 13 kor 2026 Drita pranon rolin e favorites, por bën thirrje për kujdes Rron Broja është kthyer te Drita pas një kohë të gjatë. Edicionin e kaluar, gjilanasit kishin rrugëtim të suksesshëm në Evropë. Arritën deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
