Analistët: Beogradi po synon ta paraqesë Kosovën si shtet të

0%

Retorika propaganduese e Serbisë kundër Kosovës është intensifikuar ditët e fundit përmes deklaratave të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe shefit të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. Ekspertët vlerësojnë se bëhet fjalë për një fushatë të koordinuar për ta diskredituar Kosovën në arenën ndërkombëtare, e cila po shtohet edhe në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Një fushatë e re propaganduese e Serbisë në arenën ndërkombëtare synon ta paraqesë Kosovën si një shtet që cenon të drejtat e komunitetit serb.

Këtë herë, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ishte Petar Petkoviqi, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që hodhi një valë akuzash në adresë të Policisë së Kosovës, për gjoja, siç e quan ai, një ‘represion’ gjatë një feste fetare në Prizren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Petkoviq tentoi të nxisë reagime ndërkombëtare ndaj veprimeve të autoriteteve të rendit. Njohës të politikës vënë në pah se qëndrimet e Vuçiqit, Petkoviqit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë në Beograd, vazhdojnë të mbesin të sinkronizuara, me qëllimin parësor, që në arenën ndërkombëtare Kosova të paraqitet në valë destabiliteti.

“Krejt kjo është në kuadrin e një fushate propaganduese që ka për qëllim ta vendos Kosovën një pozicion të pavaforshëm në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare ndërkaq në planin e brendshëm organizohet e legjitimohet dhe të gjejë përkrahje te grupet ultra nacionaliste që janë me ndikim shumë të madh në Serbi dhe krejt kjo propagandë konsiderojë që kërkon një përgjigje të organizuar edhe të Kosovë e në veçanti të SHBA dhe BE”, tha Dorajet Imeri, profesor i gjeopolitikës.

Ndërkohë, realiteti në terren rrëzon këtë narrativë, me vetë faktin se Kosova aktualisht zbaton një nga modelet më të avancuara në Evropë për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore. Nën mbikëqyrjen dhe planet e posaçme të sigurisë së Policisë së Kosovës, në vazhdimësi janë rreth 170 objekte fetare ortodokse, përfshirë edhe 24 Kisha e Manastire në zona të veçanta të mbrojtura.

Ky kontrast, nga këndvështrimi analitik nxjerr në pah propagandën psikologjike të Beogradit zyrtar, me synim të delegjitimimit të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe manipulimin e opinionit ndërkombëtar.

“Realisht persekutimi i serbëve në Kosovë ësgtë duke u bërë nga vet Serbia sepse serbia është duke i përdorur ata për propagandën e vet duke i mbajtur ata të ngulfatur nëpërjmet kërcënimeve dhe shantazheve të ndryshme ndërsa Kosova dhe institucionet e saj i mbrojnë, psh kishat ortodokse pronat gjithcka mbrohen nga PK 24/7 në javë dhe në këtë form i ofrohet siguri e tyre që nga asnjë palë nga skush të mos keq përdoren”, theksoi Gurakuq Kuçi nga instituti “Octopus”.

Kjo propagandë psikologjike është intensifikuar tani kur po afrohet vendimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, ku mbështetja e Rusisë për Serbinë mbetet e hapur. Në këtë kontekst, OVL e UÇK-së ka publikuar deklaratat ndër vite të ambasadorëve rusë në OKB, si dëshmi e presionit të Moskës ndaj Gjykatës Speciale për dënimin e tyre.

Burimi: Bota Sot