Premtonte donacione dhe termine për viza, Prokuroria në Pejë ngre

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një gruaje me inicialet Gj.M., nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të datës , e pandehura gjatë periudhës 2022–2024, në kohë të ndryshme, dyshohet se përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh.

Sipas aktakuzës, ajo u kishte premtuar qytetarëve përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh dhe sera bujqësore, si dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme. Prokuroria pretendon se, përmes këtyre veprimeve, e pandehura ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11 mijë e 650 eurosh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. E pandehura konsiderohet e pafajshme sipas ligjit, derisa fajësia e saj të vërtetohet me një vendim të formës së prerë gjyqësore.

Burimi: Kallxo