Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin e inxhinierisë ushtarake

0%

Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Udhëheqës të Oficerëve të Inxhinierisë (EBOLC – Engineer Basic Officer Leader Course) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EBOLC është një program profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale. Sipas njoftimit, të datës , për shkak të performancës së dalluar gjatë kursit, Nëntoger Fazliu është vlerësuar me dy çmime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka marrë çmimin “Distinguished Honor Graduate”, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe “Iron Man Award”, për performancën e lartë fizike.

Burimi: Kallxo