Raportimi i Sinjalit për tragjedinë në Strellc: Një muaj paraburgim

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar për ngjarjen tragjike që ndodhi në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit, ku Shpend Hasanramaj humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa i dyshuar për rastin është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26-vjeçar. Sipas informacioneve që kishte siguruar Sinjali, dyshohet se ngjarja ndodhi aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë.

Rrethanat në të cilat arma ishte shkrepur dhe kishte rezultuar fatale për viktimën mbetën objekt i hetimeve nga organet kompetente. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kishin kryer ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se Erdonit Hasanramajt i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Divizioni Penal, të datës , për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Divizioni Penal të datës , për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se masa është caktuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale. “Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen aksidentale të babait në bjeshkët e Strellcit të Deçanit Ekskluzive | Vrasja në bjeshkët e Strellcit të Deçanit dyshohet se ishte aksidentale – ky është viktima e familjes Hasanramaj Ekskluzive | Vrasja në bjeshkët e Strellcit të Deçanit dyshohet se ishte aksidentale – tragjedia goditi familjen Hasanramaj Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com