LDK vendos ta mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Sipas komunikatës së LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara dhe ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar i mbështetjes nga të paktën një e treta (1/3) e delegatëve të Kuvendit, kusht i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të këtij procesi, kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , duke filluar nga ora . LDK ka bërë të ditur se vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara në Statutin e partisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”- njofton LDK.

Burimi: Kallxo