LDK thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, caktohet data

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së. Sipas njoftimit të partisë, vendimi është marrë pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

LDK-ja ka bërë të ditur se Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet e dorëzuara nga delegatët dhe ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

“Pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës Kuvendi i Jashtëzakonshëm është caktuar të mbahet të enjten, më , duke filluar nga ora . “Pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , me fillim nga ora “, thuhet në njoftim.

Nga LDK-ja kanë theksuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, duke garantuar, sipas tyre, transparencë dhe respektim të vullnetit të delegatëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet tjera organizative, sipas partisë, do t’u bëhen të ditura delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Burimi: Telegrafi