Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi është përmbushur kriteri statutar i nënshkrimeve të së paku një të tretës së delegatëve. Sipas njoftimit, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet dhe ka konstatuar se janë plotësuar kushtet statutare për mbajtjen e Kuvendit.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet të enjten, më , duke filluar nga ora , ndërsa vendi i mbajtjes dhe detajet organizative do t’u komunikohen delegatëve sipas procedurave statutare. LDK-ja thekson se procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin, parimet demokratike dhe transparencën institucionale.
Njoftimi i plotë: KRYETARI I LDK-SË THËRRET KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.
Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.
Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , me fillim nga ora .
Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit.
ZYRA PËR INFORMIM LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
