Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Ajo e ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës, dhe Westerlund-in për ‘angazhimin, përkushtimin dhe kontributin’ e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi ndërtuar gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”- Në takim lamtumirës, para pak ditësh Westerlundin e priti edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Pas katër vjetësh të shërbimit si ambasador i Suedisë në Republikën e Kosovës, e falënderova për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve. Suedia i është gjendur popullit të Kosovës në ditët më të vështira dhe ne jemi përherë mirënjohës për këtë”- ka shkruar Kurti më .
Westerlund kishte pranuar letrat kredenciale si ambasador në Kosovë në gusht të vitit 2022. Gjatë kësaj kohe, mandatin e ambasadorit e kanë përfunduar edhe ambasadori i Zvicrës, Jürg Sprecher; i Turqisw Sabri Tunç Angili; dhe i Francës Olivier Guerot.
