Kosova ekstradon në Danimarkë një të kërkuar nga INTERPOL-i për

0%

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi danez, i cili kërkohej nga autoritetet e Danimarkës me urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar përmes INTERPOL-it.

Ekstradimi u krye përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nën koordinimin e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë kompetente të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte arrestuar më herët në Kosovë pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet daneze.

Ai përballet me akuza për veprat penale të vrasjes, mbajtjes së armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe zjarrvënies. Autoritetet bëjnë të ditur se procedura e ekstradimit është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Danimarkës në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com