Katër raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe një në Kaçanik

0%

Katër raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe një tjetër në Kaçanik janë raportuar gjatë javës së kaluar në stacionet e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Në raportin e përjavshëm të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me publikun, Policia Rajonale e Ferizajt, që mbulon komunat: Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë dhe Shtime, thuhet se ‘në rajonin e Ferizajt janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, nga të cilat 4 raste në Ferizaj dhe 1 në Kaçanik’.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar poashtu se gjatë periudhës 20-26 korrik, janë raportuar 10 raste të vjedhjeve, prej të cilave 9 sosh janë regjistruar në Ferizaj dhe një tjetër në Shtime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po gjatë javës së kaluar, njësitet policore kanë arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, thuhet në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Burimi: Kallxo