Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
