Shpërndaje në: Të hënën, zjarrfikësit në Francë po përgatiteshin për fazën tjetër të luftës kundër zjarreve në pyje, në perëndim të Bordosë, qytetit të njohur për prodhimin e verës. Me mijëra zjarrfikës në terren dhe me avionë që hidhnin ujë e lëndë frenuese të flakëve, përpjekja masive për shuarjen e zjarreve është një garë me kohën.
Ekipet po përpiqen të bëjnë përparim përpara rritjes së parashikuar të temperaturave duke filluar nga e marta, gjë që mund ta vështirësojë luftën kundër flakëve. Ekipet që përdornin makineri të rënda gërmimi po pastronin shirita pylli dhe shkurresh për të krijuar zona të zhveshura, me qëllim ndalimin e përhapjes së zjarreve.
Fermerët po furnizonin ekipet e zjarrfikësve me ujë, duke ua transportuar atë me cisterna. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar të hënën një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi zjarret gjigante e të pakontrolluara që kanë detyruar më shumë se 250,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, pikërisht kur u shfaq një shenjë e parë shprese se përhapja e zjarrit më të madh mund të ketë ngadalësuar.
Macroni nuk ka bërë komente të menjëhershme pas mbledhjes së qeverisë për krizën, të cilën e drejtoi vetë. Edhe Botë 1 o. më parë Irani thotë se nuk po kërkon bisedime me SHBA-në, insiston se po kontrollon Hormuzin Në një postim të fundjavës në platformën X, ai ka premtur mbështetje afatgjatë për komunitetet e prekura nga zjarret, duke thënë: “Ne do të rindërtojmë, do të riparojmë dhe do të jemi të pranishëm për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Dhjetëra vende kanë ofruar avionë, helikopterë, zjarrfikës dhe ndihmë tjetër si për Francën, ashtu edhe për Spanjën, e cila gjithashtu po përballet me zjarre të përmasave të paprecedenta.
