36 të lënduar në 63 aksidentet e javës së kaluar në rajonin e Ferizajt

0%

36 persona janë lënduar në 63 aksidente trafiku, të regjistruara gjatë javës së kaluar (20-) në komunat: Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë dhe Shtime.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt, të hënën () ka njoftuar se gjatë së njëjtës periudhë, në 25 prej 63 aksidenteve, 36 persona kanë pësuar lëndime, derisa në 38 aksidente tjera janë regjistruar dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, duke shqiptuar 1.699 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 36 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në komunikatën për media të Policisë Rajonale të Ferizajt, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik.

Burimi: Kallxo