FIFA zgjodhi golin më të mirë të Kupës së Botës, mjeshtëria që kënaqi

0%

FIFA ka shpallur zyrtarisht golin e reprezentuesit të Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, si golin më të bukur të Kupës së Botës 2026. Me këtë vlerësim, mbrojtësi i majtë bëhet futbollisti i parë nga një përfaqësuese afrikane që fiton këtë çmim prestigjioz në historinë e Kampionateve Botërore.

Cabral e fitoi çmimin falë një supergoli të realizuar në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales ndaj Argjentinës. Në vazhdime, ai kaloi me mjeshtëri Alexis Mac Allisterin me një driblim të shkëlqyer, përpara se të lëshonte një goditje të saktë nga skaji i zonës, duke mposhtur portierin Emiliano Martínez.

The goal that stole your hearts all the way to the top. 💙⚽️ Sidny Lopes Cabral is your Hyundai Goal of the Tournament winner at the FIFA World Cup 2026! 🌟 #FIFAWorldCup #Hyundai #HGOTT #HyundaiGOTT2026 @Hyundai_Global pic.twitter.com/jeZ7kqI1CG — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 27, 2026 Megjithëse Kepi i Gjelbër u eliminua në fund pas një autogoli të pafat në minutat e fundit të kohës shtesë, paraqitja e tij historike deri në mesin e 16 skuadrave më të mira të botës, në debutimin e parë në Kupën e Botës, do të mbetet një nga surprizat më të mëdha të turneut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë, goli spektakolar i Sidny Lopes Cabral ka marrë edhe vlerësimin më të lartë individual nga FIFA, duke hyrë përgjithmonë në historinë e Kampionateve Botërore si goli më i bukur i edicionit 2026.

Burimi: Telegrafi