Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e krijuar pas reshjeve të shiut në Kosovë është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme, ndërsa ekipet në terren kanë reaguar me shpejtësi në të gjitha zonat e prekura. Sipas AME-së, niveli i ujërave në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit ka nisur të bjerë, ndërsa rastet e raportuara janë sanua dhe gjendja po shkon drejt stabilizimit.
Në Prizren dhe Suharekë janë evidentuar disa raste të depërtimit të ujit në bodrume, shtëpi dhe lokale afariste, por autoritetet bëjnë të ditur se situata tashmë është vënë nën kontroll. Ndërkohë, në Prishtinë është raportuar grumbullim i ujit në zonën e Shkabajt dhe në autostradën Prishtinë–Shkup, afër Marigona Residence, ku ekipet kompetente kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.
AME ka bërë të ditur se strukturat e saj, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale, mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme. Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast emergjence, të kontaktojnë pa pagesë në numrin 112. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
