“Ai refuzoi 100 milionë euro në sezon për të qëndruar te Barcelona” –

0%

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, refuzoi një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite përpara se të largohej drejt Chicago Fire, ka zbuluar agjenti i tij, Pini Zahavi. Në një intervistë për SportoweFakty, Zahavi tha se sulmuesi polak hodhi poshtë një kontratë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro në sezon, pasi dëshironte të vazhdonte karrierën te Barcelona.

“Në janar të vitit 2026, Roberti kishte në tavolinë një ofertë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro për sezon. Ai e refuzoi sepse donte të luante për Barcelonën”, deklaroi Zahavi. Laporta dhe Zahavi Pas largimit nga klubi katalanas, për 37-vjeçarin shfaqën interes edhe Porto, Milani dhe Juventusi, por asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk u konkretizua.

Në fund, Lewandowski vendosi të vazhdojë karrierën te Chicago Fire, i bindur nga projekti i klubit dhe trajneri Gregg Berhalter. Ai firmosi një kontratë dyvjeçare, me vlerë rreth 40 milionë dollarë, duke u bërë futbollisti me pagën e dytë më të lartë në MLS, pas Lionel Messit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zahavi zbuloi edhe mesazhin prekës që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ia përcolli në momentin e largimit të sulmuesit polak. Laporta, Zahavi dhe Lewandowski “I thuaj Robertit se e duam. Ai është pjesë e historisë sonë, njeriu që e shpëtoi Barcelonën”, ishte mesazhi i Laportës.

Burimi: Telegrafi