Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfor Lamallari, ka njoftuar se në Pyllin e Sodës në Vlorë ka vatra të zjarrit. Por, përveç aty, sipas tij, zjarre ka edhe në disa zona të tjera. Lamallari ka thënë se janë në koordinim me të gjitha strukturat në terren dhe se po punohet për vënien nën kontroll të zjarreve.
“Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim. “- shkroi ai në rrjete sociale. Derisa ka njoftuar se puna në terren do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës, ai ka shprehur mirënjohje për strukturat lokale dhe për banorët të cilët u angazhuan në aksionin për fikjen e zjarreve.
