Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës. Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë. Policia tani po heton rrethanat.
Raortohet se dy të lënduarit janë nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.
Burimi:
Telegrafi
