“Mbrëmja e operës” me dy zërat e botës në Prishtinë

0%

Shpërndaje në: Vigjilencë Islami “Mbrëmja e operës” në kuadër të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”, ka sjellë në Prishtinë zërat e skenave botërore. Larg zhurmës së qytetit, në hapësirën para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të dekoruar me elegancë e drita shumëngjyrëshe, dy emra të shquar të muzikës lirike, por sjellin magjinë e saj.

I ka takuar tenorit të famshëm nga Venezuela, Jorge Puerta, që me “Ideale” të Francesco Paolo Tostit, ta hapë koncertin. Rrëfimi për dashurinë ideale dhe mallin në këtë romancë italiane të fundshekullit XIX, ka qenë një hapje ideale për një mbrëmje si kjo.

Puerta, ia ka lënë skenën sopranos së famshme nga Kosova, Elbenita Kajtazi me “Vetë ke mbet” të Gjergj Kaçinarit, kënga ikonike kënduar prej Nexhmije Pagarushës, të cilën RLIOF-i e ka shndërruar në figurë qendrore duke sjellë seri koncertesh në nderim të saj, në Prishtinë e në qytetet të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shoqëruar në piano nga Jess Rucinski nga Teatri i Bonnit dhe jo vetëm, Puerta e Kajtazi po sjellin vepra nga repertori operistik, përderisa sopranoja ka përzgjedhur në program edhe vepra të shquara të muzikës shqipe. Njëra prej tyre ka qenë edhe aria “Dielli ka përendu” nga opera “Mrika” e Prenk Jakovës.

“Opera Night” para Bibliotekës Kombëtare i paraprin gala-mbrëmjes “Rame Lahaj & Friends” të mërkurën që vjen në sheshin “Skënderbeu” që shënon edhe mbylljen e edicionit të gjashtë.

Burimi: Koha