Të dielën (sot) në Ferizaj është mbledhur Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll Nën udhëheqjen e Bujar Qerimit, kordinator i gjeneratave të reja në FHK, djemtë tanë kanë nisur menjëherë përgatitjet për Evropianin në Gjeorgji Udhëtimi për në Gjeorgji bëhet më 1 gusht. Deri atëherë Kosova U18 do të ketë program të ngjeshur me stërvitje në Ferizaj.
Lojtarët kanë premtuar maksimumin për ta shfrytëzuar si duhet fazën përgatitore, në mënyrë që në Evropian të jenë plotësisht të gatshëm.
Burimi:
Bota Sot
