Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës

0%

Shpërndaje në: Paris Saint-Germaini ka ftuar dy futbollistët e Prishtinës, Lorik Mehmetin (18 vjeç) dhe Rin Ahmetin (17), për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në “Facebook”.

“Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian.

Klubi u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe stërvitore dhe vlerësimi, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet Prishtinën dhe futbollin e Kosovës”, shkruan në njoftim. Ahmeti dhe Mehmeti vlerësohen futbollist me potencial.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha