Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit brazilian.
Trajneri portugez tashmë ka nisur punën në krye të “Los Blancos”, duke punuar me një pjesë të skuadrës gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë edhe në afatin kalimtar për përforcimet e nevojshme.
Objektivi kryesor i Mourinhos këtë sezon është i qartë: ta ndalë Barcelonën që të fitojë titullin e tretë radhazi në La Liga dhe ta rikthejë Real Madridin te titulli i 37-të në elitën e futbollit spanjoll. Në të njëjtën kohë, portugezi synon që skuadra të jetë konkurruese edhe në fazat e avancuara të Ligës së Kampionëve.
Për ta realizuar këto objektiva, Mourinho dëshiron të ketë në dispozicion skuadrën më të fortë të mundshme dhe, sipas raportimeve, Vinicius Junior është pjesë e planeve të tij.
Sipas The Telegraph, burime pranë klubit kanë bërë të ditur se Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit se dëshiron që lojtarët kryesorë të skuadrës të qëndrojnë dhe të mos jenë pjesë e diskutimeve për shitje. Trajneri që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve është i vendosur që në ekipin e tij të ketë Vinicius, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.
Ky qëndrim mund t’ia komplikojë ndjeshëm Arsenalit tentativën për ta transferuar Viniciusin. Nëse Reali dhe Mourinho nuk janë të gatshëm ta shesin brazilianin, atëherë një kalim i tij në veri të Londrës duket shumë i vështirë.
Arsenali synon transferimin sensacional të Vinicius Jr Deri tani, “Topçinjtë” kanë transferuar Christos Tzolis nga Club Brugge për 40 milionë euro, ndërsa kanë siguruar edhe Illan Meslierin si lojtar të lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Leeds Unitedin.
Arsenali ka shfaqur gjithashtu interesim për transferimin e Bruno Guimaraesit nga Neëcastle United, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin anglez për mesfushorin brazilian./ Telegrafi
