Shpërndaje në: Ndeshja miqësore ndërmjet Llapit dhe Lirisë u ndërpre në minutën e 82-të, pas pakënaqësive që kishte trajner i skuadrës nga Prizreni, Ismet Munishi, ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes. Munishi fillimisht protestoi për një ndërhyrje të palejuar, por aksioni nuk u ndal. Më pas, Munishi hyri në fushë duke protestuar e arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq.
Në shenjë proteste, Munishi, e tërhoqi skuadrën nga fusha. VIDEO: Për ndërprerjen e ndeshjes ka reaguar edhe skuadra nga Podujeva, që ishte vendase.
Edhe Futboll 10 muaj më parë Kosova U-19 mposht Shqipërinë, gjatë ndeshjes ndodh ajo që shihet rrallë në futboll “Ndeshja miqësore KF Llapi – FC Liria u ndërpre në minutën e 82-të, në rezultatin 0:0, pas pakënaqësive të ekipit mysafir ndaj ndarjes së drejtësisë”, shkruan në njoftimin e Llapit. Ndërkohë Liria nuk ka treguar se ndeshja është ndërprerë.
Skuadra prizrenase ka njoftuar veç për rezultatin e ndeshjes që nuk përfundoi.
