Mikel Arteta është i qartë në strategjinë e tij

0%

Merkato/ Arsenal shtang tregun, nëse Vinicius Junior nuk rinovon me Real-in transferohet në Londër! Mikel Arteta është i qartë në strategjinë e tij në merkato dhe beson se Arsenal ka nevojë për një sulmues cilësor për të bërë hapin e madh në sezonin e ri. Sipas “The New York Times”, Mikel Arteta është gati për të transferuar Vinicius Junior në “Emirates”.

Sipas gazetës amerikane Arsenal është gati për të përmbushur kërkesat financiare të lojtarit, i cili duket se me transferimin e Diomande në “Bernabeu” ka marrë një sinjal të qartë nga ana e presidencës.

Florentino Perez nuk dëshiron ta humbasë lojtarin me parametra zero, por vonesat në rinovimin e akordit kanë “lodhur” drejtuesit e Real-it, të cilët nuk i mbyllin më derën klubeve që interesohen për brazilianin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot