Mbrojtësi anësor largohet pas 6 muajsh

0%

Arbër Çyrbja nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Kukësit. Mbrojtësi i djathtë dhe klubi verilindor i Kategorisë së Parë kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre. 32-vjeçari largohet kështu nga Kukësi vetëm pas 6 muajsh. Tani Çyrbja është lojtar i lirë në tregun e transferimeve, ndërsa lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit.

“FK Kukësi njofton se kontrata me Arbër Çyrbjan ka përfunduar me përfundimin e afatit të saj. Klubi shpreh mirënjohjen e sinqertë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij me fanellën e FK Kukësit”, shkurajnë verilindorët ndër të tjera.

Burimi: Bota Sot