Tradhëtia mediatike ndaj protestave për Triumfin e Kombit

0%

Sot është dita e 56-të e protestave patriotike për Triumfin e Kombit mbi politikën e vjetër, mbi korrupsionin, mbi tradhtinë publike dhe mbi regjimin 35-vjeçar të sistemit antipublik të hajdutokracisë. Këto janë protestat më të mëdha në historinë e Shqipërisë, të cilat kanë karakter thellësisht patriotik e kombëtar.

Pa gjallërinë rinore, pa mendimin intelektual dhe pa mediat e lira e të pavarura, demokracia bie në koma. Sot, në Tiranë, kemi rininë që proteston, por nuk janë gjëkundi as mediat dhe as intelektualët në mbështetje të kauzave kombëtare të protestave rinore e qytetare. Ato karakterizohen nga heshtja dhe indiferentizmi hipokrit e djallëzor.

Madje, jo vetëm kaq, por bëjnë të kundërtën, saqë shprehen kundër këtyre protestave. PRA, MEDIAT DHE INTELEKTUALËT PO BËJNË KËSHTU TRADHTINË MEDIATIKE E INTELEKTUALE. Pse, pyet ndokush? Dhe ja përgjigjja ime: Është detyrë e intelektualëve dhe, sidomos, e mediave që të informojnë në mënyrë të vërtetë dhe reale qytetarin dhe opinionin publik për gjithçka që ndodh në shoqërinë demokratike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Intelektualët pozitivistë dhe të guximshëm, si dhe mediat e lira e të pavarura, janë rojet e demokracisë; janë ato që duhet të kontrollojnë qeverinë, politikën dhe pushtetin.

Mediat duhet të përcjellin zërin dhe të jenë në anën e protestave qytetare dhe të shqetësimeve të tyre, të japin informacion për zërin e protestave, si në rastin e këtyre protestave rinore, më të mëdhatë e zhvilluara në historinë e Shqipërisë, protesta në emër të lirisë, dinjitetit dhe patriotizmit, si protesta që kundërshtojnë korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë.

Intelektualët patriotë dhe mediat, zëri i gazetarëve, spikerëve dhe analistëve, duhet të jenë të guximshëm, ashtu sikurse është zëri qytetar në këto protesta kundër padrejtësive, eksodit, varfërisë dhe korrupsionit. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh ende dhe mediat e intelektualët, në të shumtën e tyre, janë në anën jo të duhur të historisë.

Burimi: Bota Sot