Vrau me armë gjahu ish vjehrrin dhe mori peng ish gruan, Policia jep

0%

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit. 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.

Policia bën me dije gjithashtu se autori ka marrë më pas ish bashkëshorten dhe është larguar me makinë, duke marrë edhe armën e gjahut. E plagosura është dërguar në spital, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Rreth orës , në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R.

B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot