Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të shtunën, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit gjatë temperaturave të larta. Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të kushteve meteorologjike.
Si dhe do t’i informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se do të krijohen kushtet për zbatimin e masave kufizuese. Vijon…
