​E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

0%

Një dron i paidentifikuar është rrëzuar nga avionët luftarakë të NATO-s pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë më .

Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë orëve të mëngjesit dy avionë rumunë F-16 nga baza ajrore Fetești dhe dy avionë italianë Eurofighter nga baza ajrore Mihail Kogălniceanu u ngritën në ajër nën komandën dhe kontrollin e NATO-s për të identifikuar një mjet ajror pa pilot që po fluturonte pranë hapësirës ajrore rumune.

Pas identifikimit të dronit dhe hyrjes së tij në territorin ajror të Rumanisë, avionët e NATO-s morën autorizimin për ndërhyrje dhe e rrëzuan mjetin në hapësirën ajrore rumune. NATO ka theksuar se ky operacion i përbashkët shumëkombësh dëshmon gatishmërinë e Aleancës për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të mundshme ajrore në çdo kohë, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrëzimi i dronit vjen në kohën kur NATO, Rumania dhe vendet e tjera aleate po rrisin kapacitetet e mbrojtjes ajrore, përfshirë sistemet kundër dronëve. Rumania ka blerë edhe sistemin MEROPS, i projektuar për interceptimin e mjeteve të vogla ajrore pa pilot. Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa NATO ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me autoritetet rumune.

Burimi: Bota Sot