E kryer, Pirlo do të jetë selektor i Italisë

0%

Shpërndaje në: Andrea Pirlo do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Italisë. Lajmin e ka bërë të ditur të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Pirlo ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Ish-futbollisti i njohur është pajtuar që ta udhëheq projektin deri në vitin 2030.

Pirlo pritet të sjellë në shtabin teknik edhe Roberto Baronion. Ai do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson, i cili dha dorëheqje pasi nuk arriti ta kualifikonte Italinë në Kupën e Botës që u organizua në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Edhe Futboll 11 muaj më parë Jashari synon të lërë gjurmë te Milani 47-vjeçari aktualisht është trajner i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, United FC.

Pirlo më 24 korrik të vitit të kaluar u emërua trajner i United FC. Kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Pirlo ka drejtuar edhe skuadra si Sampdoria, Karagumruk dhe Juventus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha