Përparim Rama i ndan mirënjohje Yll Limanit për promovimin e muzikës

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ndarë mirënjohje këngëtarit Yll Limani për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare. Kjo, pak orë para koncertit që ky I fundit do ta mbaj në periferi të kryeqytetit. Pas ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes, në konferencen për media i pari i Prishtinës e prezantoi këngëtarin si ikonë të kryeqytetit, Kosovës dhe mbarë shqiptarisë.

Ai tha se publiku do ta shijojë performancën e artistit gjatë dy netëve në Prishtinë. Rama: Yll Limani, ikonë e krejt shqiptarisë “Kam kënaqësi me prezantu Yll Limanin ikonën edhe të kryeqytetit, edhe të Kosovës, edhe të gjithë shqiptarisë. Sonte e nesër kemi me shijuar përmasa të yllit në kryeqytetin tonë. Faleminderit! Mirë se ke ardhur Knaqesi me te pas”, tha Rama.

Ndërkaq, Yll Limani u shpreh se para koncertit po përjeton emocione dhe stres, ndërsa falënderoi organizatorët për ftesën. Ai tha se është i lumtur që do të performojë para publikut dhe premtoi dy mbrëmje me shumë muzikë. Limani: Kur mendon për Yll Limanin, nuk te bjen në mend as plazhi, as dielli “Stres, siklet emocione sa të duash. Kurr s’po u mësojke njeri. Faleminderit që na keni prit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pa juve nuk kishim mundur me realizu organizimin. Edhe për sot e për nesër. Do të shijojmë shumë muzikë. Po, është tamam koha perfekte për muzikën. Kur mendon për Yll Limanin, nuk te bjen në mend as plazhi, as dielli”, u shpreh Limani. Menaxheri i këngëtarit, Bonart Ajvazi njoftoi se ky koncert është i fundit në Ballkan, për këtë vit.

Ajvazi: Faza 3, do të jetë befasi “Data të tjera në Ballkan nuk ka. Do të thotë, mbaron me sot e nesër në Prishtinë edhe përfundon faza dy. Do të ketë edhe data të tjera, koncerte të tjera në fazën tre. Por, atë po ua lëmë surprizë, kur t’i vjen koha”, tha ai. Ndërsa, këngëtari Yll Limani paralajmëroi supriza gjatë koncertit.

“Finalja e fazës së dytë të turit do të jetë tamam një finale fantastike, me plot surpriza”, tha ai. I pyetur nga kryetari, se cila do ishte kënga me të cilën do të përfaqësonte Kosovën në Eurovision, ai tha se janë këngët “Ajr”dhe “Lshoja zanin”.

Limani: Në Eurovizion me “Ajr” ose “Lshoja zanin” “E kam pasur gjithë kur e kam krijuar këngën “Ajr” që është në albumin e fundit, e kam parë si për Eurovizion. Kur e kam kënduar, kur e kam krijuar “Lshoja zanin”, ka qenë e paraparë për skenën e Eurovizionit.

Ka plot këngë pa fund që kur i kam menduar, i kam menduar për festivale, ose “Kënga magjike” ose “Top Fest” atëherë që ka qenë, ose festivali i RTSH-së”, u shpreh Limani në një konference per media.

Për shkak të koncerteve që mbahen sot dhe nesër, policia i ka udhëzuar qytetarët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas, ta shmangin nga ora 16, magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dhe ta përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi.”

Burimi: Bota Sot