Përfundon asfaltimi në nënkalimin e Mazgitit pas sanimit të problemit

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në nënkalimin e Mazgitit, pas ndërhyrjeve të realizuara për zgjidhjen e problemit me grumbullimin e ujërave. Sipas njoftimit, fillimisht është ndërhyrë për trajtimin e problemit të ujërave, më pas janë sanuar gropat, ndërsa sot ka përfunduar edhe asfaltimi i kësaj pjese të rrugës.

Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të trajtojnë problemet në rrugë me zgjidhje të qëndrueshme.

Zgjidhet problemi i ujërave në nënkalimin e Mazgitit, nis ndërhyrja për sanimin e rrugës “Do të vazhdojmë të kujdesemi që problemet në rrugët tona të trajtohen me zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Basha në njoftimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi