Organizata „Miqtë e Familjeve Amerikane“ në Ferizaj mbajti kuvend

0%

Organizata „Miqtë e Familjeve Amerikane“, më 22/ 07/ 2026, në Ferizaj mbajti kuvend pune me prezencën e ca përfaqësuesve të KFORI-të amerikan. Kuvendin, Organizatës “Miqtë e Familjeve Amerikane“, “Friends of American Families”, e përshëndeti eprori ushtarak i KFOR-it amerikan Joshua Newsome (LMT), ishin Prezent në këtë Kuvend Taylor Derw, Jared Russel e cat ë tjerë.

Fjalën përshëndetëse për mysafirë të Kuvendit e mbajti bashkëthemeluesi dhe nënkryetari i kësaj Organizate, Fadil Halili, ndërsa Kryetari i Organizatës, më par “Miqtë e Familjes Biden” tashmë “Miqtë e Familjeve Amerikane”, në Ferizaj, Hazir Berisha, mbajti fjalën përmbajtësore për rezultatet në të kaluarën, rrjedhën e këtij Kuvendi, për ecuri në punë edhe në të ardhëmen me miqtë tanë amerikan.

Për rezultatet në punë që kanë pasur dhe që do të kenë në të ardhmën kishte edhe folës të tjerë të kësaj Organizate. Organizata “Miqtë e Familjeve Amerikane” pati zgjedhësit e saj: Drejtor Ekzekutiv, Avdyl Imer Ymeri, Kryetar i Bordit Drejtues, Ejup Idrizi, Sekretar-Nënkryetar i Parë, Nazmi Jashari, si dhe Zyrtar Ligjor-Kordinativ u zgjodh Prof. Nazim Z. Bytyqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot