Lojtari i njohur argjentinas konfirmon fundin e karrierës

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i Argjentinës, Nicolas Otamendi, ka konfirmuar fundin e karrierës ndërkombëtare. Otamendi luajti 17 vjet për Argjentinën, ndërsa e fitoi një Kupë të Botës dhe dy Kupa të Amerikës. 38-vjeçari i bëri 139 paraqitje për Argjentinën dhe ishte pjesë e ekipit që arriti në finale të Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Sot më duhet të shkruaj fjalët më të vështira në karrierën time. Siç e deshi fati, ndeshja ime e fundit ishte finalja e Kupës së Botës. Nuk ishte rezultati që donim, por po largohem me kokën lart duke e ditur se kjo skuadër dha gjithçka deri në sekondën e fundit. Faleminderit Argjentinë që më mundësove të përmbush ëndrrën për t’u bërë kampion bote”, ka shkruar Otamendi.

Ai së fundi u transferua te River Plate në Argjentinë. I dha fund karrierës 16-vjeçare në Evropë, ku luajtu për Porton, Valencin, Manchester Cityn dhe Benfican.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha