​Banka Qendrore Evropiane ndërron kartëmonedhat euro, të rejat janë

0%

Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar 10 propozimet finale për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro, ndërsa ka ftuar qytetarët evropianë që të japin mendimin e tyre përmes një ankete publike. Gjatë prezantimit u bë e ditur se propozimet janë ndarë në dy tema kryesore: “Kultura evropiane” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë”, me nga pesë dizajne për secilën temë.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Kristine Lagard tha se procesi është zhvilluar me përfshirjen e jurive, dizajnerëve, ekipeve të BQE-së dhe institucioneve të tjera të Eurosistemit, transmeton KosovaPress. Sipas saj, më shumë se 365 mijë evropianë kanë dhënë mendimet e tyre në vitin 2023 për temat që duhet të paraqiten në kartëmonedhat e ardhshme.

Në kuadër të temës “Kultura evropiane”, në pjesën e përparme të kartëmonedhave parashihen figura të njohura të historisë evropiane. Shkencëtarja Marie Kyri- Skłodoëska është propozuar për kartëmonedhën 20 euro, ndërsa Ludëig van Beethoven për atë 10 euro. Në pjesën e pasme të këtyre dizajneve paraqiten vende dhe aktivitete të përbashkëta kulturore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kartëmonedhën 10 euro është propozuar një kor duke performuar, ndërsa në atë 50 euro një bibliotekë. Tema e dytë, “Lumenjtë dhe zogjtë”, sipas Bankës Qendrore Evropiane, simbolizon lirinë, unitetin ndërmjet evropianëve dhe lidhjen me natyrën. Në pjesën e përparme të kartëmonedhave të kësaj teme janë paraqitur zogj dhe peizazhe lumore, ndërsa në pjesën e pasme institucione evropiane.

Banka Qendrore Evropiane është propozuar të shfaqet në kartëmonedhën 20 euro, ndërsa Parlamenti Evropian në atë 5 euro. Nga 10 propozimet, njëri pritet të zgjidhet si dizajni i serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro në fund të vitit 2026. Anketa publike do të jetë e hapur deri më 21 shtator.

Qëllimi i saj është mbledhja e mendimeve të qytetarëve për secilin propozim, në mënyrë që ato t’i shërbejnë Këshillit Drejtues të BQE-së gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.

Burimi: Bota Sot