Shpërndaje në: Kampionati Botëror që përfundoi të dielën ishte më i madhi deri më tani. Plot 48 përfaqësuese të futbollit garuan për gjashtë javë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Botërorët e kaluar përfshinin 32 përfaqësuese, por me gjithë shtimin e përfaqësueseve, disa të njohura mbeten jashtë. Madje edhe ish-kampione të botës.
Faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka paraqitur dhjetë përfaqësuese serioze që munguan në Botërorin 2026 dhe që synojnë të kthehen në skenën globale në vitin 2030. “Njëqindvjetori i Botërori vetëm sa shton joshjen për edicionin e ardhshëm”, ka shkruar FIFA. Ka gjasa që Botërori të rritet në 64 përfaqësuese. Por ende nuk ka vendim për këtë.
Mungesa e “pashpjegueshme” e Italisë Me katër tituj të botës, Italia është përfaqësuesja e dytë më e suksesshme në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit. Edhe Botërori 2026 2 j. më parë FIFA paraqet statistikat e jashtëzakonshme të francezëve Por duket e pabesueshme që Italia ka munguar në tre Botërorët e fundit. Pra jo vetëm që nuk ka garuar për titull, por as që është kualifikuar.
Italia përfundoi pas Norvegjisë në grup kualifikues, ndërsa në plejof u eliminua nga Bosnjë-Hercegovina. Italianët tashmë kanë nisur angazhimin maksimal që në vitin 2030 të jenë në pozitë të mirë. Emërimi i selektorit të ri duket të jetë prioritet. Danimarka është tjetër përfaqësuese serioze evropiane që mungoi në Botëror.
Danezët debutuan në Botëror në vitin 1986, por prej atëherë ishin goxha të rregullt. Madje në vitin 1998 ishin në çerekfinale. Danimarka kishte dëshpëruar në Katari 2022, por dëshpërimi ishte edhe më i madh te danezët pasi mbetën jashtë Botërorit më të madh deri më tani. Polonia mori pjesë në nëntë Botërorë, por jo në këtë të fundit.
Dy herë Polonia ishte fituese e medaljes së bronztë, në vitin 1974 dhe 1982. Polonia luajti në plejofin kualifikues për Botërorin 2026, por u mposht nga Suedia. Në grup kishte humbur garën me Holandën.
Edhe Botërori 2026 6 d. më parë Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit Hungaria mburret me paraqitjet në finalet 1938 dhe 1954, por tani sfidë e ka kthimin në ngjarjen globale në edicionin jubilar të Botërorit. Nigeria, Kameruni… Në Botërorin e parë në SHBA, në vitin 1994, Rumania u paraqit në çerekfinale. Gheorghe Hagi ishte ylli i madh rumun atëbotë.
Hagi tani është selektor dhe mision i tij mund të jetë kthimi i Rumanisë në Botëror pas një kohe të gjatë. Rumania së fundi është kualifikuar në Botëror në vitin 1998. Prej përfaqësueseve joevropiane, Nigeria është më e njohura që mbeti jashtë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë. “Super-shqiponjat”, si quhet përfaqësuesja nigeriane, munguan për herë të dytë rresht.
Talenti nuk mungon asnjëherë te Nigeria, por ai duhet të dalë në pah për paraqitje në ngjarjen e madhe. Kameruni po ashtu mungoi në Botëror, ndonëse gjithnjë ka në përbërje futbollistë të njohur e cilësorë. Por cilësia individuale shpesh nuk mjafton.
Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Vepra e skulptorit italian që u bë simbol i Botërorit Kili është tjetër përfaqësuese e njohur që e synon kthimin në Botërorin 2030. Dhjetëshja e përzgjedhur nga FIFA kompletohet me Perunë dhe Kosta Rikën.
