Bie borë mbi Kodrën e Diellit, Poposki: Parashikimi im u realizua

0%

Sot, më , në Malin Sharr, mbi Kodrën e Diellit janë regjistruar reshje bore. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale meteorologu Slavço Poposki, i cili theksoi se parashikimet e tij për këtë dukuri janë realizuar. “Besoni ose jo: Sot, më 24 korrik, në Malin Sharr, dhe atë mbi Kodrën e Diellit, po bie borë. Parashikimet e mia u realizuan”, ka shkruar Poposki.

Kushtet e tilla atmosferike janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, por mund të ndodhin në majat më të larta malore gjatë depërtimit të masave më të ftohta ajrore.

Burimi: Telegrafi