Shkëndija e kërkon kualifikimin javën e ardhshme

0%

Shpërndaje në: Shkëndija e Tetovës është mposhtur në udhëtim te Bravo sllovene, por rezultati e lë me shpresë skuadrën “kuqezi” për avancim tutje. Ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Shkëndija e humbi 2:1 në udhëtim, ndonëse ishte në epërsi prej minutës së 11-të kur Endrit Krasniqi realizoi nga penalltia.

Rok Kopatin në minutën e 19-të dhe Jakoslav Stankoviq në minutën e 56-të, shënuan për fitoren e vendësve. Rezultat pozitiv mori Dinamo e Tiranës. Skuadra shqiptare barazoi 1:1 në udhëtim te Aluminij, po ashtu ekip nga Sllovenia. Hekuran Berisha shënoi për epërsinë e Dinamos në minutën e 15-të, ndërsa Matic Vrbanec e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 84-t.

Për Sionin zviceran që barazoi 1:1 në udhëtim te BATE bjelloruse, asistues ishte Rilind Nivokazi. Ndërkohë, Liridon Berisha ishte asistues në golin për 3:0 të Vaduzit ndaj Atletic Escaldes. Vaduzi në fund fitoi 4:0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha