Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës. Ai theksoi se kjo protestë i kthye shpresën Shqipërisë, dhe se e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. “Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu.
Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës. I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cënohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës…Dilni në protestë dhe largoni frikën.
I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, tha ai.
