IHMK-ja reagon për “huqjen” për stuhinë e paralajmëruar

0%

Shpërndaje në: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nëpërmjet një njoftimi publik ka reaguar për paralajmërimin që e dha për stuhi të mundshme gjatë të mërkurës (22 korrik), e që nuk rezultoi i saktë. Në reagim, IHMK-ja ka treguar se regjistrimin e parametrave metorologjikë e bën në 24 stacione automatike meteorologjike.

Në shkrim ajo ka thënë se nuk ka standard ndërkombëtar që e përcakton në mënyrë strikte një afat kohor brenda së cilit duhet të lëshohet paralajmërim për çdo ngjarje ekstreme. IHMK-ja ka thënë se stuhitë zakonisht klasifikohen sipas sistemit të ngjyrave (jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe) që si sistem përdoret në kuadër të “Meteo Alarm”.

Bazuar në këtë dhe matjet e kryera, IHMK-ja ka thënë se ka kryer kategorizimin “portokalli” për 22 korrikun. “Edhe njoftimi për datë , i kategorizuar si “i portokallt”, është i bazuar të situatën aktuale meteorologjike e sidomos pritshmëritë që gjatë orëve të para të ditës, atëherë kur kushtet meteorologjike dhe në përgjithësi ato atmosferike ishin akoma jo stabile me potencial që lokalisht të shkaktohet ndonjë erë e fuqishme, reshje intensive etj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Andaj për këtë arsye i referohet ky njoftim kësaj datë. Jo gjithmonë dhe çdo kund kjo mund të jetë shumë e saktë apo më pak e saktë, IHMK, është institucion i vetëm në Kosovë i cili ligjërisht e ka të drejtën të bëjë njoftime, paralajmërime, prononcime etj., dhe e mbanë përgjegjësinë, gjatë dhe pas çdo ngjarje me karakter hidrometeorologjik”, thuhet në reagim.

Më 20 dhe 21 korrik disa qytete në Kosovë pësuan dëme të konsiderueshme si pasojë e stuhisë dhe breshrit. E më 22 korrik, edhe pse u paralajmërua për stuhi të mundshme, nuk pati raportime për dëme të shkaktuara ndokund.

Burimi: Koha