Adeyemi prezantohet: Jam rritur me Messin dhe Ronaldinhon

0%

Karim Adeyemi, i cili u prezantua sot si lojtari i ri i Barcelonës, ndërkohë që ka thënë dhe fjalët e tij të para si katalanas: “Messi është më i madhi që kam parë ndonjëherë të luajë, dhe ishte fantastike të shihja edhe Ronaldinhon të luante. Fakti që të dy veshën fanellën e klubit tregon sa i nderuar jam që jam këtu”. “Yamal? Nuk e njoh personalisht, por performancat e tij flasin vetë.

Mendoj se do të kemi një mirëkuptim të shkëlqyer. Ai është një driblues dhe një finalizues i shkëlqyer, pikërisht ajo që më duhet”.

Burimi: Bota Sot