Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Z.M., që dyshohet për import të armëve nga Serbia. Shtetasi i Serbisë, sipas njoftimit është zënë në flagrancë duke e kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materiale plasëse’’.
Sipas Prokurorisë, armët e zjarrit janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj Z.M. dje u caktua masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa sot Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit.
