Mbahet sot protesta e 54-t e protestës popullore në Tiranë, në një rezistencë historike të pandërprerë në kërkesën kryesore për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike në Shqipëri. Nga sheshi “Skënderbej” ku është bërë rit i përditshëm grumbullimi i qytetarëve para marshimit drejt Kryeministrisë, një prej tyre i revoltuar hodhi akuza ndaj qeverisë.
“Protestojmë sepse ky shtet dhe ky Parlament i bën ligjet siç do vet. Ky shtet nuk njeh vendimet e gjykatave. Kam kërkuar zgjidhje, ministrave, deputetëve e gjykatave dhe nuk më japin zgjidhje për gjyqin që km. Unë sot punoj për të ngrënë bukë, kam fëmijë të vegjël. I shkruaj kryeministrit, kryeministri nuk më kthen përgjigje.
I shkruaj presidentit, ai në mandat 4 vjet bën dy vila, unë di dy vila”, tha qytetari i indinjuar. Më tej ai kujtoi se qytetarët nuk kanë bukë për të ngrenë, madje edhe ai vetë jeton me qira dhe ka fëmijë të vegjël për të ushqyer, kurse kryeministri e qeveria paguajnë 4 mln euro një koncert për Kanye West. “Ai paguan 4 mln euro për një koncert unë rri pa qira, nuk kemi për të ngrënë.
Nuk ka kopsht për fëmijë në Kombinat. Ky është turp. 2 mln njerëz nuk kanë bukë për të ngrënë, ky nuk është shtet, ky është shtet kriminel”, tha qytetari.
